Bayern hedh sytë nga Bundesliga

Futboll

Bayern hedh sytë nga Bundesliga

Më: 26 mars 2025 Në ora: 19:58
Bayern

Bayern ka nisur punën për gjetjen e një sulmuesi të dytë në vend të Harry Kane.

Deri tani, klubi bavarez po kërkon blerje brenda kampionatit gjerman, pa riskuar shumë në merkato.

Mediat kanë publikuar dy emrat e parë që Bayern po ndjek për sulmin.

Ata janë Jonathan Burkardt (Mainz) dhe Nick Woltemade (Stuttgart), dy emra bindës dhe me mjaft potencial për të ardhmen.

Woltemade deri tani konsiderohet opsion më interesant, edhe pse jo si pasues direkt i Kane, por si sulmues i dytë. 23-vjeçari këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 24 paraqitje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat