Meriton Korenica shton vlerën

Futboll

Meriton Korenica shton vlerën

Më: 27 mars 2025 Në ora: 11:46
Meriton Korenica - djathtas

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica ka një vlerë të re në sajtin e njohur “Transfermarkt”.

Për shkak të super paraqitjeve me ekipin rumun, Kluzh gjatë këtij sezoni, vlera e ish-lojtarit të Ballkanit është rritur për 1.4 milionë euro.

Korenica para kësaj rritje, vlerën e ka pasur 900 mijë euro dhe kjo është hera e parë që lojtari prek milionin. 28-vjeçari te skuadra nga elita e futbollit rumun ishte transferuar nga Manisa FK e Turqisë, shifra nuk është bërë ende e ditur, por flitet se ka qenë rreth 200 mijë euro.

28-vjeçari gjatë këtij sezoni në ligë me Kluzhin ka zhvilluar 29 ndeshje, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat