Pioli drejt rikthimi në Serie A

Futboll

Pioli drejt rikthimi në Serie A

Më: 28 mars 2025 Në ora: 14:59
Stefano Pioli

Trajneri i Al Nassr, Stefano Pioli është duke u përfolur për një rikthim në Serie A.

I shkarkuar nga Milan në fund të sezonit të kaluar, Pioli mori drejtimin e klubit të Ligës Saudite të Pro, Al-Nassr në shtator, duke pasuar Luis Castron.

Sportitalia thotë se Pioli tani kërkohet në Itali, ku Roma është e interesuar.

Trajneri i Roma-s, Claudio Ranieri do të largohet në fund të këtij sezoni për të marrë një rol drejtues dhe Pioli po konsiderohet si zëvendësuesi i tij.

Pioli më parë ka drejtuar rivalët e Lazio-s, ku ai ishte mes 2014 dhe 2016.

Trajneri italian duket se ka pasur vështirësi për t’u përshtatur me jetën në në Arabinë Saudite dhe mund të dëshirojë të kthehet në atdhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat