Bashkimi kthehet me një pikë nga Prilepi, shiu përmbyt fushën e ndërpritet ndeshja Vardarski - Arsimi

Futboll

Bashkimi kthehet me një pikë nga Prilepi, shiu përmbyt fushën e ndërpritet ndeshja Vardarski - Arsimi

Më: 29 mars 2025 Në ora: 20:22
Pamje fushës në Bogdanci

Skuadra e Bashkimit të Kumanovës nuk arriti të fitojë në xhiron e 22-të të Ligës së Dytë të Futbollit në Maqedoni të Veriut, duke u ndalur në barazim pa gola (0-0) kundër Pobedës në Prilep.

Me rezultat identik përfundoi edhe ndeshja tjetër në Koçani, Osogovo-Makedonija. Tash të dyja skuadrat kryesojnë me nga 49 pikë.

Ndërsa, ndeshja ndërmjet Vardarskit dhe Arsimit në Bogdanci është ndërprerë me rezultatin 1-2 në pjesën e parë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, pasi fusha fjalë për fjalë ishte përmbytur.

Bregallnica u rikthye në ritëm pasi fitoi tri pikë larg Kozufit në Gjevgjeli, duke fituar 0-2. Poposki dhe Çilafi ishin golashënues për skuadrën e Shtipit.

Skopje arriti ta mposht Borecin me rezultat 2-1 në shtëpi në Avtokomandë. Me rezultat identik edhe Novaci mposhti Ohridin.

Bellasica ishte më e mirë se Kamenica Sasa në fushë mysafire, po ashtu me 1-2.

Pa gola ka përfunduar edhe ndeshja ndërmjet Vardar Negotinës dhe Detonit Plaçkovicës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat