Të veshur me veshje kombëtare, me këngë e valle tradicionale, dhjetra grupe folklorike nga të gjithë trevat shqiptare kërcyen e kënduan në rrugët e Gjakovës, në ditë ne Flamurit me 28 nëntor.
Pas festës në rrugë, iu drejtuan ambientit ku u mbajt për herë të tretë Festivali Folklorik Mbarëkombetar, në Odën e Malësisë së Gjakovës.
Aktiviteti u mbajt në kushte të rrepta të sigurisë, por rëndësia e folklorit dhe bashkimi i grupeve nga të gjitha trevat janë të një rëndësie të madhe.
Pas disa orësh performaca nga të gjitha Grupet shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Presheva e Mali i Zi, u ndanë edhe shumë çmime simbolike.