Një person i moshës 36-vjeçare nga Gjakova është në mesin e 14 viktimave të 24 orëve të fundit nga koronavirusi në vendin tonë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 14 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus.
Sipas IKSHPK-së, në mesin e tyre ka qenë edhe një person i moshës 36-vjeçare nga Komuna e Gjakovës, por që nuk dihet gjinia e tij.
Theksojmë se numri i përgjithshëm i viktimave në Kosovë ka arritur në 1 mijë e 120.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë (68 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.