Sot do të fillojë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë në Komunën e Gjakovës.
Procesi i vaksinimit me vaksinën atiCOVID-19 AstraZenca do të filloj në orën 08:00 në Qendrën e Mjekësisë Familjare Çabrati.
Kështu kanë njoftuar nga zyra për informim e Komunës së Gjakovës.
Edhe nga Komuna e Gjilanit kanë njoftuar se sot personeli shëndetësorë i kësaj komune do të vaksinohen me vaksinën antiCOVID-19. M këtë rast do të mbahet Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, i cili do të mbahet në ora 10:00, te Qendra e Studentëve.