Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura në Gjakovë.
Sipas kësaj kompanie, objektivi dhe qëllimi specifik i këtij projekti të veçantë është të zvogëlojë ndotjen mjedisore në Qytetin e Gjakovës.
Duke trajtuar ujërat e ndotura të zonës.
“Të angazhuar në mbikëqyrjen e punimeve inxhinier të kualifikuar nga KRU “Gjakova” si dhe Sanja Horvat nga Kroacia -Eksperte për Operim dhe Mirëmbajtje të ITUN-it, roli i saj është të mbështesë KRUGJ-në, në procesin e operimit dhe mirëmbajtjes së Impiantit”, thuhet në njoftim.