Partia Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar edhe kandidaturën për kryetarë të Gjakovës.
Kryetari Memli Krasniqi, sot e ka prezantuar Arbënesha Kuqin, si kandidate për të paren e kësaj komune.
Krasniqi tha se do të përcillet mesazhi i ndryshimit.
“Arbënesha Kuqi do ta përcjell mesazhin e ndryshimit dhe gjithëpërfshirjes, me prioritetet e qytetarëve të komunës së Gjakovës, sepse, ajo e do dhe do të punojë për Gjakovën me më shumë projekte, me më shumë vende pune, me më shumë mirëqenie dhe perspektivë për të rinjtë”.
“Si një profesioniste e vërtetë, e specializuar në menaxhment, Arbënesha Kuqi me ekipin e saj e njohin secilin lokalitet të Gjakovës dhe kanë vizion të qartë për zhvillimin ekonomik të kësaj komune”.