Te parku i qytetit në Gjakovë, pranë shtatores së Nënë Terezës, janë ndezur qirinj në kujtim të 18 vjeçares së vrarë nga Ferizaj.
Nga Këshilli për Veprim Rinor Lokal thanë se si shoqëri ndjehen të prekur nga ky rast.
“Drejtësia duhet vënë në vend. Duhet të ketë reagim institucional por poashtu edhe nga shoqëria kosovare që këto raste të dënohen maksimalisht. Vrasjet makabre sikur kjo e sotmja shpresoj të mos përsëritet kurrë më!” shkroi në një postim në Facebook, kryetari i KVRL, Ideal Zhaveli.
Në Ferizaj mbrëmjen e së hënës të rinjtë gjithashtu kanë ndezur qirinj, për të ndarë dhembjen me rastin e vrasjes në 18 vejçares.