Shumë dhimbje e mllef ndjej sot për jetën e këputur të dy fëmijëve nga Ujzi i Gjakovës, njëri 12 dhe tjetri 13 vjeç.
Sot,dy fëmijëve ëndrrat e jetës iu ndërprenë ende pa filluar mirë. Atyre iu ndërpre jeta në mënyrë tragjike në flakët e zjarrit.
Dy jetë të humbura sot nuk mund të kthehen. Sot mund të lutemi për shpirtin e tyre dhe të ngushëllojmë familjet e tyre.
Por, neve tjerëve shumë punë na mbetet të bëjmë të mos përsëriten ngjarjet e tilla të kobshme dhe tragjike.