Hajdar Beqa i PDK-së ka vizituar sot komunën e Gjakovës bashkë me kandidatën për kryetare nga kjo parti, Arbneshë Kuqi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij, Beqa ka theksuar se pritja nga qytetarët ka qenë madhështore duke shtuar shpresa se PDK-ja do ta fitojë këtë komunë.
Postimi i tij i plotë:
Pritja madheshtore ne Dobrosh po paralajmeron fitoren e madhe te Partise Demokratike te Kosoves ne Gjakove.
Se bashku me kandidaten per kryetare te komunes Arbënesha Kuqi si dhe kandidatet për asamble komunale Xenin dhe Gurlinden degjuam hallet e shumta te banoreve te ketij fshati. Si pasoje e mungeses se infrastruktures numri i banoreve nga ky fshat po na ikë nga viti ne vit. Qeverisja aktuale ka injoruar teresisht banoret e ketij fshati.
Me ardhjen ne pushtet të PDK-se Dobroshi dhe Gjakova do te kete nje trajtim meritor. Dobroshi do te kete kanalizim, rruge te asfaltuara, trotuare me ndriçim publik, hapesira per te rinjet.