Një arushë ka ngecur në një rrethojë me tela gjemborë, përderisa po tentonte t’i kalonte ata, në fshatin Kusar të Gjakovës.
Zëdhënësi i policisë për Gjakovën, Nysret Gjurkaj, tregoi se gjuetarët kanë dalë në vendngjarje.
Gjuetarët po përpiqen ta lirojnë arushën.
Shpëtimi i arushës po përcillet edhe nga policia dhe qytetarët përreth, në mënyrë që të mos shkaktohet ndonjë dëm.