Faqja zyrtare e Shkollës së Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë ka bërë të ditur se njëri nga dy nxënësit e vrarë sot në rastin tragjik në Gllogjan është Ledion Hamza, nxënës i kësaj shkolle.
“Ngushëllime më të sinqerta familjes së Ledionit nga stafi i shkollës, nxënësit e në veçanti nga shokët dhe shoqet e klasës dhe kujdestarja e klasës 12.2 Ylfte Nuza”, thuhet në faqen zyrtare të kësaj shkolle.
Kujtojmë se mbrëmjen e sotme, në fshatin Gllogjan të Deçanit pas të shtënave me armë zjarri drejtë një autobusi kanë mbetur të vdekur tre persona, dy nxënës dhe shoferi i autobusit.
Tre persona kanë vdekur dhe një person është plagosur pasi një person i maskuar ka sulmuar me automatik autobusin me nxënës në fshatin Gllogjan.