Mekanizmi kundër dhunës në familje ka mbajtur sot në Gjakovë takimin e dytë të punës për këtë vit.
Në takim u diskutua mbi aktivitetet me karakter senzibilizues kundër kësaj dukurie negative gjatë vitit 2021 si dhe për punët që i presin këtë muaj dhe tërë vitin.
Koordinatorja e këtij mekanizmi, Lumnije Shllaku, i ka informuar anëtarët për vizitën e ardhshme të Këshillit të Evropës.
Poashtu edhe për themelimin e komisionit që do të përzgjedhë 10 femra të cilat kanë shënuar histori, njofton Komuna e Gjakovës.