Kryetari Gjini takohet me përfaqësues të Asamblesë Komunale të Fëmijëve

Gjakova

Kryetari Gjini takohet me përfaqësues të Asamblesë Komunale të Fëmijëve

Më: 7 prill 2022 Në ora: 18:11
Pamje nga takimi

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka pritur sot në takim përfaqësues të Asamblesë Komunale të Fëmijëve.

“I lumtur që ditën e punës e fillova me Rean, Gertin, Arsën e Lean, përfaqësuesit e Asamblesë Komunale të Fëmijëve. Se sa me zell e përgjegjësi kanë zhvilluar aktivitetet e tyre gjatë vitit paraprak, ata sot më dorëzuan edhe një raport pune në të cilin kanë prezantuar të gjitha ngjarjet, sfidat dhe plotësimet që duhet të bëhen për zhvillimin e politikave për të drejtat e fëmijëve”, ka shkruar kryetari Gjini në një postim në Facebook.

Asambleja Komunale e Fëmijëve është organ legjitim i organizimit, përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje në nivel lokal.

Qëllimi i asamblesë është të ngrit zërin e fëmijëve, të ndikojnë në përfshirjen e fëmijëve në vendimmarrje si në shkollë, familje, shoqëri dhe institucione ku ka të bëjë më ta apo ku ata janë pjesë e saj.

Roli i asambleve komunale të fëmijëve është integrimi i rolit të fëmijëve në vendimmarrje dhe me rëndësi më të veçantë nga institucionet përgjegjëse për fëmijët duke përmirësuar kështu pozitën e fëmijëve në nivel lokal dhe qendror, që fëmijët të jenë pjesë e politikave zhvillimore në komunë dhe shtet.

Asambleja e fëmijëve përbëhet nga nxënësit të shkollave të mesme të ulëta dhe çdo anëtar përfaqëson interesat e shkollës prej nga vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat