Rektori i Universitetit të Gjakovës flet për pjesëmarrjen në Konferencën Ndërkombëtare të Budapestit

Gjakova

Rektori i Universitetit të Gjakovës flet për pjesëmarrjen në Konferencën Ndërkombëtare të Budapestit

Më: 30 prill 2022 Në ora: 01:01
Artan Nimani

Drejtuesit e Universitetit të Gjakovës, po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Universiteteve në Budapest.

Rektori i këtij universiteti, Artan Nimani përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special”, tha se në këtë konferencë po marrin pjesë mbi 800 universitete

Nimani u shpreh se Asociacioni i Universiteteve të Evropës, pjesë e të cilit janë universitete nga 46 vende të ndryshme, përcjell aktivitetet e arsimit të lartë në hapësirën evropiane.

“Asociacioni i Universiteteve të Evropës është asociacioni më i madh i universiteteve i cili në gjirin e saj ka mbi 800 universitete nga 46 vende të ndryshme, fal angazhimit dhe përkrahjes të universiteteve mike, ne nga viti i kaluar jemi anëtarësuar në këtë institucion i cili harton politikat e Bashkimit Evropian mbi arsimin e lartë dhe i cili i përcjell pothuajse të gjitha zhvillimet që kanë të bëjnë me konferencën e Bolonjës, por edhe me aktivitetet në përgjithësi të arsimit të lartë në hapësirën evropiane. Si asociacion është i rëndësishëm për shkak të ndikimi të tij në politikbërjen e Bashkimit Evropian, por edhe në reformat në arsimit e lartë”, u shpreh ai.

Tutje, Rektori i Universitetit të Gjakovës tregoi se për çka është diskutuar në këtë konferencë.

“Dje kemi filluar me asamblenë e përgjithshme të Asociacionit të Universiteteve të Evropës dhe si zakonisht si çdo asamble e përgjithshme ka për detyrë që të hartojë dhe miratojë planin e punës, raportin financiar për vitin e kaluar, raportin e buxhetit, zhvillime e investimet në shkencë. Vitin e kaluar ka qenë në formë online”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat