Përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Zyrës Zvicerane, janë takuar vizituar sot me përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Ujësjellsit, “KRU Gjakova sh.a”.
Me këtë rast përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Zyrës Zvicerane, kanë vizituar impiantit e Ujërave të Ndotura në Gjakovë.
U.d i kryeshefit ekzekutiv të “KRU “Gjakova”, Visar Hasi, shprehu falënderime për gjithë angazhimin dhe mbështetjen në shumë projekte të rëndësishme që Qeveria Gjermane dhe ajo Zvicerane i kanë dhënë kompanisë KRU “Gjakova” e në veçanti për rolin e tyre në realizimin e projektit të ITUN.
Njoftimi i plotë i Kompanisë Rajonale të Ujësjellsit, “KRU Gjakova sh.a”:
Përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Zyrës Zvicerane, vizitë Impiantit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë.
Të pranishmit u mirëpritën nga UD i Kryeshefit Ekzekutiv të “KRU “Gjakova”, Mrsc.Visar Hasi si dhe stafi menaxherial i kompanisë.
Menaxherja e ITUN-it Fjolla Lasku i njoftoi nga afër vizitorët rreth zhvillimit të projektit si dhe ecurisë së punimeve.
Ndërsa, U.d i Kryeshefit Ekzekutiv z.Hasi, shprehu falënderime për gjithë angazhimin dhe mbështetjen në shumë projekte të rëndësishme që Qeveria Gjermane dhe ajo Zvicerane i kanë dhënë kompanisë KRU “Gjakova” e në veçanti për rolin e tyre në realizimin e projektit të ITUN.
Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë, është bashkëfinancim nga Qeveria Zvicerane, Qeveria Gjermane si dhe Komuna e Gjakovës, ITUN është në fazën testuese të tij!.