​Gjini takim me drejtues të USAID-it, diskutohet projekti “Integriteti i Komunave të Kosovës”

Gjakova

​Gjini takim me drejtues të USAID-it, diskutohet projekti “Integriteti i Komunave të Kosovës”

Më: 23 maj 2022 Në ora: 18:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini dhe nënkryetari i Komunës Flamur Fetahaj kanë pritur sot në një takim pune Zeinah Salahi, drejtoreshë e misionit të USAID në Kosovë, James Evans Butler, drejtor i zyrës për Demokraci dhe Qeverisje si dhe Jeton Cana, specialist i Pushtetit Vendor dhe Administratës Publike nga USAID.

Në takim u diskutua mbi implementimin e projektit të ri 5-vjeçar “Integriteti i Komunave të Kosovës”, partner i të cilit do të jetë edhe Komuna e Gjakovës.

Fokus i këtij projekti do të jenë menaxhimi i financave publike sidomos prokurimi komunal dhe përforcimi i mekanizmave të llogaridhënies.

“Jam i lumtur për implementimin e projekteve të deritanishme si dhe për projektet në vazhdimësi që mbështeten nga USAID në Komunën e Gjakovës” u shpreh ndër të tjera kryetari Gjini.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat