Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka nënshkruar me homologun e tij nga Lezha Pjerin Ndreu marrëveshjen për fillimin e punimeve në projektet Lezhë-Gjakovë, të muzeut arkeologjik në Kalanë Lezhë dhe Odës së Zejtarëve Gjakovë.
“Gjakovës po i rindërtohet objekti i Odës së Zejtarëve, ndërsa Lezhës, Muzeu Arkeologjik”, ka shkruar Ardian Gjini në një postim në Facebook.
Muzeu arkeologjik në Kalanë Lezhë dhe Oda e Zejtarëve Gjakovë janë pjesë e projektit të fituar IPA Cross-Border ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, mbështetur nga Bashkimi Evropian.