Një qytetar ka raportuar se thasët e mbushura me mbeturina medicionale të spitalit të Gjakovës janë duke qëndruar në korridore, për shkak se punëtorët që përkujdesen për pastërtinë e këtij objekti janë në protestë për rritjen e pagave.
“Kështu duket çdo kat i spitalit ‘Iza Grezda’ në Gjakovë.
Thasë të mbushura me mbeturina medicionale të spitalit, e që rrinë jashtë kontinierave nëpër korridore.
Era kundërmon si me qenë me ndonjë deponi mbeturina Krejt kjo, që një javë. Ky qenka aksion i punëtorëve që përkujdesen për higjienën e këtij objekti, si protestë për rritjen e pagave”, ka thënë qytetari Azdren Nivokazi në profilin e tij në Facebook.