​Përmbyllet java e pastrimit në Gjakovë, bëhet thirrje që të mbrohet ambienti

Gjakova

​Përmbyllet java e pastrimit në Gjakovë, bëhet thirrje që të mbrohet ambienti

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 14:31
Gjakovë

Me pastrimin e tërësishëm të parkun në lagjen Gecë është përmbyllur sot java e pastrimit, e organizuar nga komuna e Gjakovës në bashkëpunim me KRM "Çabrati".

Komuna e Gjakovës njofton se aksionit të sotëm i janë bashkëngjitur edhe zyrtarë komunal, përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame, anëtarë të Kryqit të Kuq komunal, anëtarët e organizatës "Një thes me veti", të rinjtë nga fshati Pjetershan dhe vullnetarë tjerë.

“Aksioni ka filluar me prerjen e barit për të vazhduar me largimin e mbeturinave për ta kthyer këtë park në një pamje krejtësisht tjetër”, thuhet në njoftim.

Komuna e Gjakovës, po ashtu apelon te qytetarët që ta mbrojnë ambientin, duke mos hudhur mbeturina e njëkohësisht edhe duke i pastruar ato kudo që i hasin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat