‘Kabllo e vjedhur s’ka ndikuar në funksionimin e ngrohtores së Gjakovës’

Gjakova

‘Kabllo e vjedhur s’ka ndikuar në funksionimin e ngrohtores së Gjakovës’

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Të premten rreth orës 09:30, persona të panjohur në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, kanë vjedhur kabllo elektrike me vlerë prej 6 mijë eurosh.

Megjithëse kabllo në fjalë ka qenë për furnizimin e ngrohtores së qytetit me energji elektrike, vjedhja e saj nuk ka ndikuar ne funksionimin e kompanisë.

Kështu ka bërë të ditur për klankosova.tv, inxhinieria Florentina Lama.

“Pjesa e kabllos që mungon i takon trasesë së gjenerimit të rrymës elektrike. Për shkak të punimeve për ndërtimin e rrugës së re transite në Rezinë, kjo linje është shfaqur mbi, dhe ku është bërë shumë i lehtë dëmtimi i saj në forma të ndryshme. Megjithatë ky rast deri më tani nuk ka ndikim në furnizim me ngrohje, procesi i së cilës po shkon mirë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat