KRU "Gjakova" kërcënon borxhlinjtë me përmbarim

Gjakova

KRU "Gjakova" kërcënon borxhlinjtë me përmbarim

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, njofton se janë duke shpërndarë vërejtje me përmbarim ndaj konsumatorëve të cilët kanë borxhe të mbledhura mbi 100 euro, për t’i njoftuar paraprakisht mbi masat dhe procedurat që jan të detyruar t’i ndjekin konform rregulloreve në fuqi.

Sipas njoftimit, konsumatorët të cilët njoftohen paraprakisht me anë të "Vërejtjes para ngritjes së Procedurës për Ekzekutim te Përmbaruesi Privat", në afat prej 7 ditësh janë të detyruar të paraqiten në zyrat e KRU “Gjakova” me qëllim të kryerjes së obligimit ndaj borxhit ose ri programimit të tij me këste deri 24 muaj.

“Në rast të mos përgjigjes ndaj obligimeve kundrejt borxhit të akumuluar në afat prej 7 ditësh, përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar të ngrisim procedurat përmbarimore, tek Përmbaruesit Privat, ku ju si konsumator ngarkoheni me shpenzime shtesë”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës e njëjta vlen për të gjithë zonën ku operon KRU "Gjakova", Gjakovë, Rahovec, Prizren duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri.

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat