Vazhdon identifikimi i personave që gjuajtën me armë natën e Vitit të Ri, zbulohet edhe një rast në Gjakovë

Gjakova

Vazhdon identifikimi i personave që gjuajtën me armë natën e Vitit të Ri, zbulohet edhe një rast në Gjakovë

Më: 5 janar 2024 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Në vendin tonë nuk kalon pothuajse asnjë festë e Vitit të Ri ku nuk përdoren armët kinse për të festuar, por siç tregon e kaluara nga ky fenomen ka pasur edhe viktima të shumta, që kanë pësuar lëndime trupore, e edhe prej atyre të cilët kanë humbur jetën si pasojë e plumbave qorr pikërisht në natën e ndërrimit të motmoteve.

Edhe sivjet Policia ka ndërmarrë veprime hetimore për të zbuluar rastet që ndodhën 31 dhjetorin e fundit, e që ndihmesë e madhe në këtë aspekt është edhe publikimi i pamjeve në rrjete sociale.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një rast i tillë është zbuluar dje në fshatin Bardhasan në Gjakovë, pasi janë parë pamjet ku një person ka shtënë me armë natën e Vitit të Ri.

I dyshuari është identifikuar dhe i njëjti ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet. I njëjti ka dorëzuar armën, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Po ashtu në kuadër të veprimeve hetimore, Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e 30-vjeçarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat