Familjarët dhe OJQ-të kërkojnë hetim për rastin e vdekjes së 4-vjeçares

Gjakova

Familjarët dhe OJQ-të kërkojnë hetim për rastin e vdekjes së 4-vjeçares

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 20:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Vdekja në rrethana të dyshimta të vajzës 4 vjeçe nga Gjakova ka bërë që jo vetëm prindërit, por edhe qytetarë e organizata të ndryshme të kërkojnë hetim të shpejtë.

Familja e të ndjerës vazhdon të fajësojë mjekët për neglizhencë gjatë trajtimit të saj.

Nëna e vajzës, Ariana thotë se po të ishin udhëzuar menjehërë për në QKUK, beson se sot vajza do të ishte gjallë.

Ndërkohë në komunën e Gjakovës, ka nisur iniciativa e organizatave joqeveritare dhe aktivistëve me moton "Drejtësi për Melisën".

Me gjithë insistimin, përgjegjësit shëndetësor në Gjakovë nuk kanë pranuar të deklarohen lidhur me këtë rast. Poashtu përgjigje nuk kanë dhënë as Prokuroria  Themelore në Gjakovë, lidhur me hetimet për rastin. iniciativa e përfaqësuesve institucional dhe organizatave oqeveritare dhe aktivistëve me moton "Drejtësi për Melisën".

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat