Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike KEDS njofton se një pronar i një hoteli në Gjakovë e ka vjedhur energjinë elektrike, dhe sipas kësaj kompanie ky hotel është i detyruar t’I kthej KEDS-it mbi 40 mijë euro.
“Shërbimet hoteliere po i ofronte me pagesë për myshterinj dhe goxha në nivel, ama rrymën po ia vidhte KEDS-it.
Kështu nuk shkon me KEDS-in.
Pronari i hotelit në Gjakovë, i kapur duke e vjedhur energjinë elektrike, tash detyrohet t’ia rikthejë KEDS-it 42,064.73 euro”, thuhet në njoftim.
KEDS falënderon ekipet e kontrollit për punën e tyre, po ashtu edhe qytetarët për bashkëpunimin.