KEDS denoncon pronarin e një hoteli në Gjakovë për vjedhje të rrymës

Gjakova

KEDS denoncon pronarin e një hoteli në Gjakovë për vjedhje të rrymës

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike KEDS njofton se një pronar i një hoteli në Gjakovë e ka vjedhur energjinë elektrike, dhe sipas kësaj kompanie ky hotel është i detyruar t’I kthej KEDS-it mbi 40 mijë euro.

“Shërbimet hoteliere po i ofronte me pagesë për myshterinj dhe goxha në nivel, ama rrymën po ia vidhte KEDS-it.

Kështu nuk shkon me KEDS-in.

Pronari i hotelit në Gjakovë, i kapur duke e vjedhur energjinë elektrike, tash detyrohet t’ia rikthejë KEDS-it 42,064.73 euro”, thuhet në njoftim.

KEDS falënderon ekipet e kontrollit për punën e tyre, po ashtu edhe qytetarët për bashkëpunimin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat