Vrasja me eksploziv në Gjakovë, gjykata jep sot vendimin

Gjakova

Vrasja me eksploziv në Gjakovë, gjykata jep sot vendimin

Më: 20 mars 2024 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë mbahet sot seanca kundër Dod Gjikolajt, të akuzuarit për vrasjen e Haxhi Ahmetit me mjet eksploziv.

Në seancën që mbahet në ora 10:00 në Gjykatën Themelore në Gjakovë do ta shpall vendimin.

Para katër ditësh, palët dhanë fjalët e tyre përfundimtare, përpara vendimit.

Në këtë proces Dod Gjikolaj akuzohet për vrasje me eksploziv.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 5 gusht 2022 nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Dod Gjikolaj, po akuzohet se më 14 tetor 2018, në fshatin Smolicë të Komunës së Gjakovës, ka privuar nga jeta të ndjerin Haxhi Ahmeti.

Aktakuza thotë se Gjikolaj kishte vendosur eksploziv në dyer të oborrit të H.A dhe me teledirigjues e ka aktivizuar ku ka mbetur një person i vdekur dhe A.K i lënduar. Gjikolaj ngarkohet për “Vrasje të rëndë” dhe posedim të paautorizuar të materialit eksploziv.

Gani Ahmeti, i biri i Haxhi Ahmetit, ka akuzuar djalin e axhës së tij, Bajram Ahmeti si të dyshuar për porositjen e vrasës me mjet eksploziv të babait të tij para shtëpisë së tyre në Gjakovë.

“Raportet me xhaxhain kanë qenë mirë por me djalin e tij jo, Bajram Ahmeti. E ka shti babën e vet me ma vra vllaun, Ali ahmetin. Më pas 2018 e ka shto Dodë Gjikolën me ma vra babën me eksploziv. E vllau në vitin 2013 është vrarë nga xhaxhai im, Abaz Ahmeti”, deklaroi ai.

Se a do të dënohet ose do të lihet i lirë, mbetet të shihet sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat