KRU”Gjakova” mirëpret nxënës në Ditën Botërore të Ujit

Gjakova

KRU”Gjakova” mirëpret nxënës në Ditën Botërore të Ujit

Më: 22 mars 2024 Në ora: 16:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të manifestimit të Ditës Botërore të Ujit, KRU “Gjakova” njofton se mirëpriti në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura nxënësit e shkollës “Prishtina High School” nga Prishtina, të cilët u mirëpriten nga stafi menaxherial i ujësjellësit.

Me anë të një njoftimi të postuar në Facebook, bëhet e ditur se në kuadër të sensibilizimit të opinionit të gjerë me rastin e shënimit të kësaj dite, UD. Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” Visar Hasi, iu drejtua të pranishmëve duke përcjellë mesazhe të shumta rreth vlerës së ujit si dhe rëndësisë së sistemit të ujërave të ndotura.

Dita Botërore e Ujit çdo vit manifestohet me moto të ndryshme, e sivjet motoja është “Ujë për Paqe”.

“Në fjalët e tyre përshëndetëse, të pranishmit njëzëri apeluan që të vlerësohet uji i pijes, të shpenzohet racionalisht dhe së bashku të kontribuojmë për ruajtjen e resurseve ujore. Nxënësit u pajisen me fletushka vetëdijesimi si dhe patën rastin të shohin nga afër procesin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura”.

“Përdoreni në mënyrë racionale ujin e pijes, mos abuzo me sistemin e kanalizimit!”, thuhet në njoftimin e KRU”Gjakova” SH.A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat