Suspendohet një polic i dyshuar për kontrabandë me mallra në Gjakovë

Gjakova

Suspendohet një polic i dyshuar për kontrabandë me mallra në Gjakovë

Më: 28 mars 2024 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Dy ditë më parë hetuesit e Inspektoratit Policor i Kosovës kanë pranuar informacione nga Policia e Kosovës për një rast të dyshuar për kontrabandë të mallit ku dyshohej se ishte përfshirë një zyrtar policor.

Hetuesit e IPK kanë ndërmarrë veprime hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, pas të cilave kanë gjetur se zyrtari policor me detyrë në Njësitin Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka kontrabanduar mall përmes pikës kufitare Qafë Prush në vlerë mbi 4000 euro (kamera, alarme dhe mjete tjera për internet), duke vozitur dhe përdorur një veturë private.

Në kuadër të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit të zyrtarit policor dhe rekomandimin për suspendim edhe të udhëheqësit të ndërrimit në pikën kufitare Qafë Prushi në kohën kur dyshohet se është kryer vepra penale.

Hetuesit e IPK-së kanë intervistuar disa dëshmitarë dhe të dyshuarin dhe në konsultim me Prokurorinë kanë iniciuar rastin kontrabandim me mallra.

IPK në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat