Përurohet shtatorja e Skënderbeut, Haradinaj: Nga sot do t’i bëjë roje Gjakovës heroike

Gjakova

Përurohet shtatorja e Skënderbeut, Haradinaj: Nga sot do t’i bëjë roje Gjakovës heroike

Më: 4 maj 2024 Në ora: 15:01
Përurohet shtatorja e Skënderbeut në Gjakovë

Këtë të shtune është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut.

Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se Skënderbeu është simbol i unitetit shqiptar dhe lidhjes së përhershme me Perëndimin.

“Simboli i unitetit shqiptar dhe lidhjes sonë të përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve nga sot do i bëjë roje Gjakovës heroike”, shkroi Haradinaj.

Më tej, ai falënderoi kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin dhe donatorin Gjergj Prenkoçaj për veprën patriotike, të cilën ai e quajti të domosdoshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat