Haradinaj shkon në Gjakovë, lavdëron punën e kryetarit Gjini

Gjakova

Haradinaj shkon në Gjakovë, lavdëron punën e kryetarit Gjini

Më: 8 maj 2024 Në ora: 11:57
Ramush Haradinaj dhe Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Gjakovën ku është pritur nga i pari i kësaj komune, Ardian Gjini.

Haradinaj ka thënë se Gjakova është shndërruar në një vend atraktiv për bizneset dhe qytetarët.

“Kryetari Ardian Gjini me qeverisjen në Gjakovë është model i kryetarit të suksesshëm dhe qeverisjes shembullore, duke u ofruar qytetarëve të saj, infrastrukturë dhe projekte të rëndësishme që i kanë dhënë hov zhvillimit të Gjakovës. Gjatë vizitës në këtë komunë, pamë nga afër punimet në Lumin Krena, projekt që ka zgjidhur jo vetëm problemin me ujërat e zeza por është shndërruar në një vend atraktiv për bizneset dhe qytetarët”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Gjakova është vend ku gërshetohen historia, sakrifica dhe traditat e popullit shqiptar.

“Po ashtu, bashkë me kryetarin Gjini u pritëm ngrohtësisht nga Shejh Ruzhdi Shehu, në Teqen Shejh Eminit. Një vend ku gërshetohen historia, sakrifica dhe traditat e popullit shqiptar”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat