Policia deklarohet për shembjen e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë

Gjakova

Policia deklarohet për shembjen e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë

Më: 18 maj 2024 Në ora: 10:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me shembjen e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se për shembjen e dheut janë njoftuar pas mesnatës dhe se rruga vazhdon të jetë e bllokuar.

“Policia e Kosovës është informuar për shembjen e dheut në orën 01:00 pas mesnatës. Policia ka dalë në vendngjarje, pra ku është shembur dheu në Volljakë, ku edhe janë duke u kryer punime.

Rruga vazhdon të jetë e pakalueshme edhe në momentin që po flasim. Në vendngjarje është edhe kompania që është duke i kryer punimet dhe po mundohemi që të largojmë dheun”, ka thënë Rugova.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat