KRU “Gjakova” njofton se sot prodhimi është duke shkuar me 570 l/s, varësisht shpenzimit dhe kërkesës.
Me anë të një postimi në Facebook, tutje kjo kompani bën të ditur se procesi teknologjik i përpunimit të ujit nuk ka ndonjë pengesë dhe se është duke u monitoruar nga punëtorët përgjegjës.
“Të gjithë parametrat janë brenda standardeve të lejuara për konsum të ujit për pije”, thuhet në postim.