KRU “Gjakova”: Të gjithë parametrat janë brenda standardeve për konsum të ujit për pije

Gjakova

KRU “Gjakova”: Të gjithë parametrat janë brenda standardeve për konsum të ujit për pije

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

KRU “Gjakova” njofton se sot prodhimi është duke shkuar me 570 l/s, varësisht shpenzimit dhe kërkesës.

Me anë të një postimi në Facebook, tutje kjo kompani bën të ditur se procesi teknologjik i përpunimit të ujit nuk ka ndonjë pengesë dhe se është duke u monitoruar nga punëtorët përgjegjës.

“Të gjithë parametrat janë brenda standardeve të lejuara për konsum të ujit për pije”, thuhet në postim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat