Zjarr në malet e Gjakovës, në shuarjen e tij ndihmoi edhe KFOR-i

Gjakova

Zjarr në malet e Gjakovës, në shuarjen e tij ndihmoi edhe KFOR-i

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Në afërsi të fshatit Babaj Bokës në Gjakovë, një pjesë malore është përfshirë nga zjarri.

Kështu bëri të ditur  zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Tutje, ai tha se zjarrfikësit dhe KFOR-i kanë bërë përpjekje maksimale për të shuar zjarrin.

“Sot në afërsi të fshatit Babaj Bokës, një pjesë malore është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga KFOR-i janë duke bërë përpjekje maksimale për të shuar zjarrin”, tha Elezaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat