Një muaj paraburgim për dy të pandehurit që sulmuan policët në Gjakovë

Gjakova

Një muaj paraburgim për dy të pandehurit që sulmuan policët në Gjakovë

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke iu caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurve Gj.P. dhe P.I., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të sulmit ndaj zyrtarëve policorë dhe pengimin e tyre në kryerje të detyrës.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se sipas kërkesës, “me datë 10.08.2024 rreth orës 23:20 min, në Gjakovë në afërsi të lokalit “B.Z.”, natën kritike përderisa i dëmtuari kishte vërejtur se një person kishte dëmtuar një pasqyrë të motoçikletës që ishte e parkuar tek lokali i lartcekur, i njëjti i’u benë me dije që të ndalën, e me pas i’u prezantohet se është polic, me ç ‘rast të njëjti fillimisht i drejtohen me fjalët “kush je ti me na ndal” e me pas që të dy të pandehurit e kapin për fyti të dëmtuarin e shtynë duke e përplasur për toke, e tërë kohën mundon që t’ia marrin armën zyrtare nga brezi, ku si pasojë e këtyre veprimet të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të rënda trupore, thyerje të gishtit të dorës, të cilat janë përshkruar në raportin mjekësor të lëshuar nga Spitali rajonal “Isa Grezda” Gjakovë”.Sipas njoftimit të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje me përdorimin e forcës tentojnë të pengojnë personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtar dhe atë zyrtarët policor/të dëmtuarit E.G., A.H. dhe E.P., në atë mënyrë që derisa të dëmtuarit ishin në detyrë zyrtare, përkatësisht pas pranimit të informatës nga baza lidhur me rastin e lartcekur, pasi të njëjtit i përgjigjen rastit dhe të pandehurve u bëhet me dije se janë të arrestuar të njëjtit refuzojnë dhe vazhdojnë duke rezistuar- pengojnë arrestimin e tyre.”

“Me këto veprime të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale, “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe ”Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit në fjalë, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 10 gusht 2024 dhe do të zgjasë deri më 09 shtator 2024, ndërsa palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat