KRU Gjakova: “Nëse nuk ndalet shpenzimi i panevojshëm i ujit, do aplikohen reduktime rigoroze

Gjakova

KRU Gjakova: “Nëse nuk ndalet shpenzimi i panevojshëm i ujit, do aplikohen reduktime rigoroze

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 09:10
KRU Gjakova

KRU “Gjakova” ka bërë një postim në Facebook me apel të rëndësisë së lartë, duke kërkuar që të ndalen urgjentisht keqpërdorimet e ujit të pijes dhe shpenzimi i panevojshëm.

Bëhet e ditur se niveli i rezervuarëve ka rënë në minimum, dhe se nëse nuk ndalet shpenzimi i panevojshëm do aplikohen reduktime rigoroze në të gjithë zonën e shërbimit, përfshirë edhe qytetin e Gjakovës.

“Prodhimi ka arritur maksimumin e mundshëm, 1000l/ në sec, mirëpo nuk mjafton, ngase shpenzimi është enorm.

Urgjentisht të ndalet shpenzimi i panevojshëm, uji i pijes të përdoret vetëm për nevoja esenciale”, thuhet tuje në njoftim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat