Policia jep detaje për vetaksidentin në Gjakovë

Gjakova

Policia jep detaje për vetaksidentin në Gjakovë

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Policia ka dhënë detaje lidhur me vetaksidentin që ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Deçan. Sipas Policisë, ngasësi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë  se i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 05:50 kemi pranuar informatë për  aksident trafiku në fshatin Plançor-Gjakovë (rruga Gjakovë-Deçan).

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vet-aksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat