Policia ka dhënë detaje lidhur me vetaksidentin që ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Deçan. Sipas Policisë, ngasësi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 05:50 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Plançor-Gjakovë (rruga Gjakovë-Deçan).
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vet-aksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.