Përkundër se institucionet përgjegjëse po lëvdohen se po investojnë shuma të majme në sferën e shëndetësisë, megjithatë në shumë spitale e QKMF, pamjet që i shohim nga atje janë mjaft të vështira, për të mos thënë të mjera.
E një rast i tillë ku disa pamje që kanë dërguar sinjalizuesit e Sinjalit tregojnë më së miri se gjendja në bodrumin e spitalit të Gjakovës është mjaft e rëndë ngase kanë shpërthyer kanalizimet atje duke u rrezikuar shëndeti i pacientëve por edhe personelit nga përhapja e infeksioneve të rrezikshme.
E pikërisht nga këto pamje të rënda të Spitalit Regjional të Gjakovës ‘Isa Grezda’, shihet se dora e investimeve ka munguar për një kohë të gjatë, kur dihet se sikur niveli lokal nuk e ka pasur mbështetjen nga ai qendror sa i përket rinovimeve të tij.
Ngase këtë komunë më vite e udhëheqë AAK-ja, derisa pushtetin aktual e ka Vetëvendosje dhe ndasitë politike mund të jenë shfaqur edhe sa i përket këtyre problemeve në sferën e shëndetësisë.