Bodrumin e Spitalit të Gjakovës e marrin ‘ujërat e zeza’ – pamjet nga atje janë të rënda

Gjakova

Bodrumin e Spitalit të Gjakovës e marrin ‘ujërat e zeza’ – pamjet nga atje janë të rënda

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 15:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Përkundër se institucionet përgjegjëse po lëvdohen se po investojnë shuma të majme në sferën e shëndetësisë, megjithatë në shumë spitale e QKMF, pamjet që i shohim nga atje janë mjaft të vështira, për të mos thënë të mjera.

E një rast i tillë ku disa pamje që kanë dërguar sinjalizuesit e Sinjalit tregojnë më së miri se gjendja në bodrumin e spitalit të Gjakovës është mjaft e rëndë ngase kanë shpërthyer kanalizimet atje duke u rrezikuar shëndeti i pacientëve por edhe personelit nga përhapja e infeksioneve të rrezikshme.

E pikërisht nga këto pamje të rënda të Spitalit Regjional të Gjakovës ‘Isa Grezda’, shihet se dora e investimeve ka munguar për një kohë të gjatë, kur dihet se sikur niveli lokal nuk e ka pasur mbështetjen nga ai qendror sa i përket rinovimeve të tij.

Ngase këtë komunë më vite e udhëheqë AAK-ja, derisa pushtetin aktual e ka Vetëvendosje dhe ndasitë politike mund të jenë shfaqur edhe sa i përket këtyre problemeve në sferën e shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat