Nga DKA në Gjakovë flasin për fillimin e vitit shkollor, thonë që ende ka nxënës që s’janë pajisur me tekste shkollore

Gjakova

Nga DKA në Gjakovë flasin për fillimin e vitit shkollor, thonë që ende ka nxënës që s’janë pajisur me tekste shkollore

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 16:32
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Republikën e Kosovës, ka nisur viti i ri shkollor 2024/2025, ku njësoj ka ndodhur edhe në Komunën e Gjakovës.

Në një intervistë për Telegrafin, Eranda Kumnova – Baçi, drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjakovës, tha se në të gjitha shkollat e Komunës së Gjakovës, mësimi ka filluar në mënyrë paralele dhe me orare të caktuara.

“Viti shkollor 2024/2025, në Komunën e Gjakovës si në të gjithë Kosovën, ka filluar dje. Të gjitha shkollat kanë qenë të hapura, dhe mësimi ka nisur paralelisht dhe me orare të caktuara varësisht se si këto orare janë përcaktuar nga shkollat, dhe nuk ka pasur ndonjë pengesë apo ndonjë vonesë në fillimin e procesit mësimor në Komunën e Gjakovës.”, tha fillimisht Kumnova – Baçi.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, tregoi edhe për përqindjen e nxënësve të cilët deri më tani janë pajisur me tekste shkollore.

“Atë se çfarë ne kemi kujdes që ta kemi si informacion është pajisja me libra dhe nga shkollat e nivelit 6 – 9 na kanë ardhur informacione që rreth diku 65% e nxënësve deri më tani janë pajisur me libra, që do të thotë që ende nuk ka përfunduar 100% pajisja e nxënësve me libra shkollorë.”, shtoi tutje Kumnova – Baçi.

Intervistën e plotë me Drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova – Baçi, mund ta ndiqni më poshtë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat