​Gjakovë, gjatë tretmanit mjekësor, ngrihet dyshimi për kequshqyerje e keqtrajtim të fëmijës

Gjakova

​Gjakovë, gjatë tretmanit mjekësor, ngrihet dyshimi për kequshqyerje e keqtrajtim të fëmijës

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 09:45
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dyshimtë keqtrajtim apo braktisje të fëmijës në Gjakovë.

Policia tha se gjatë tretmanit mjekësorë që i është bërë fëmijës nga mjekja, është ngritur dyshimi që përveç keq ushqyerjes, fëmija mund të jetë edhe i keq-trajtuar fizikisht.

“Është iniciuar rasti i lartcekur, pasi që në Spitalin e Gjakovës, gjatë tretmanit mjekësorë që i është bërë fëmijës nga mjekja, është ngritur dyshimi që përveç keq ushqyerjes, fëmija mund të jetë edhe i keq-trajtuar fizikisht”, thuhet në raportin e policisë.

Në këtë rast, është njoftuar Qendra për Pune Sociale.

“Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat