Prokuroria e Gjakovës ngre aktakuzë kundër 7 personave për 13 vepra penale

Gjakova

Prokuroria e Gjakovës ngre aktakuzë kundër 7 personave për 13 vepra penale

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër shtatë personave.

Sipas njoftimit për media kundër shtatë të dyshuarve ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale si në vijim: për të pandehurin A.J., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja”. Për të pandehurin B.J., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftim thuhet se për të pandehurin Z.Z., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja”.

“Për të pandehurin M.P., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale ‘Fajdeja’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Për të pandehurin G.Ll., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale ‘Fajdeja’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Për të pandehurin Xh.L., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘Fajdeja’.

Për të pandehurin H.Gj., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘Ndihma në kryerjen e veprës penale fajdeja’ “, thuhet në njoftim.

Ndërsa, konform nenit 241 par. 1 nën par 1.9 lidhur me nenet 115 par. 2, 274 të KPPRK-së, gjykatës i propozohet konfiskimi i përhershëm: 12 vetura, tri moto çikleta, katër armë të llojeve të ndryshme, para, etj si në aktakuzë.

Ndërkaq, sipas njoftimit Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat