Vazhdojnë punimet për rivitalizimin e Eshtnores në Gjakovë

Gjakova

Vazhdojnë punimet për rivitalizimin e Eshtnores në Gjakovë

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 12:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Rreth 70 mijë euro janë ndarë nga Komuna e Gjakovës për rivitalizimin dhe restaurimin e Eshtnores së Gjakovës, punime të cilat tani janë në fazën e dytë të tyre.

Nga Komuna e Gjakovës bëhët e ditur se gjatë punimeve të më parshme në këtë projekt u përballën me disa sfida, pasiqë kompania që ishte kontraktuar t’i kryente këto punime, nuk kishte arritur të bëntë një gjë të tillë brenda afateve të përcaktuara kohore, dhe si pasojë e kësaj ishte shkëputur kontrata me kompaninë.

Por tani kur punimet për rivitalizimin e  Eshtnores së Gjakovës janë në fazën e dytë këto punime po vazhdojnë sipas ritmit të paraparë.

Kujtojmë që punimet në Eshtnoren e qytetit të Gjakovës kishin nisur në fund të vitit 2020, dhe nga Komuna e Gjakovës ishte thënë që punimet ne këtë lokacion pritet të përfundojnë breda vitit 2020, dhe pjesë projektit për renovimin e Eshtnores ishte paraparë të jetë edhe rregullimi i hapësirave të brendshme të cilat do të shërbejnë si muze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat