Gjatë ditës së sotme Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me KRM ‘Çabrati’ përmes disa aktiviteteve kanë shënuar 20 Shtatorin, që ndryshe njihet si Dita Botërore e Pastrimit, ditë e cila shënohet në mbarë botën.
Fillimisht për në shënim të kësaj dite, është bërë pastrimi i deponisë së mbeturinave në rrugën ‘Bujar Roka’, deponi e cila pavarësisht që pastrohet vazhdimisht nga KRM ‘Çabrati’, mbushet me mbeturina nga qytetarët.
Më pas aktivitet për shënimin e Ditës Botërore të Pastrimit kanë vazhduar në Parkun e Madh të qytetit, ku është bërë rimbjellja e disa fidanëve të dëmtuar disa nga qytetarët, e disa janë tharë nga temperaturat e larta që mbizotëruan gjatë verës.
Ndërsa theksojmë që ditë më parë ishte bërë edhe mbjellja e fidaneve në vazo të reja nga ura e ‘Islam Begut’ e deri tek Sahat Kulla.
Komuna e Gjakovës dhe KRM ‘Çabrati’ me rastin e kësaj dite kanë bërë apel që të ruhet mjedisi dhe të mos dëmtohen hapësirat publike.