Anulohet greva e punëtorëve teknik të spitalit të Gjakovës

Gjakova

Anulohet greva e punëtorëve teknik të spitalit të Gjakovës

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 19:22
Jusuf Azemi

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar për anulimin e grevës së thirrur nga punëtorët teknik të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë.

Sipas njoftimit, ky anulim vjen pas premtimit për ekzekutimin e pagave nga punëdhënësi.

“Drejtori i spitalit dhe pronari i kompanisë kane garantuar se pagat e këtyre punëtorëve do te jene ne llogarit e punëtorëve nesër me se largu deri në ora 12 dhe duke u bazuar në këtë, greva pezullohet deri pasnesër, pastaj do të veprohet konform situatës së krijuar”, thuhet në njoftim.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat