Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar për anulimin e grevës së thirrur nga punëtorët teknik të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë.
Sipas njoftimit, ky anulim vjen pas premtimit për ekzekutimin e pagave nga punëdhënësi.
“Drejtori i spitalit dhe pronari i kompanisë kane garantuar se pagat e këtyre punëtorëve do te jene ne llogarit e punëtorëve nesër me se largu deri në ora 12 dhe duke u bazuar në këtë, greva pezullohet deri pasnesër, pastaj do të veprohet konform situatës së krijuar”, thuhet në njoftim.